×
  • Sport
  • Sport

    Portieri pret 5 penallti, dhe e eliminon skuadrën e yllit kosovar

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 9:00

    Skuadra e ligës së katërt gjermane, Saarbrucken ka arritur suksesin më të madh në histori të klubit.


    Saarbrucken është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë pasi ka eliminuar mbrëmë Fortuna Duseldorfin.

    Portieri Daniel Batz është më meritori për këtë.

    Ai ka pritur pesë penallti duke eliminuar skuadrën e Valon Berishës nga kupa.

    Pjesë e kësaj sfide ishte edhe ish-reprezentuesi tjetër kosovar, Fanol Përdedaj që është pjesë e Saarbrucken.

    https://www.youtube.com/watch?v=hJQLOAs1oS4

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!