Arsenali raportohet se ka shprehur interesim për portierin shqiptar të Ajaxit, Diant Ramaj, të cilin e sheh si zëvendësues të Aaron Ramsdale.
Menaxheri i klubit londinez i ka besuar më shumë të huazuarit David Raya dhe që nga muaji shtator, Ramsdale është paraqitur vetëm pesë herë, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Sipas gazetarit Steve Kay, Arsenali e admiron portierin me prejardhje nga Kosova, i cili është portier i parë tek Ajaxi.
Ramaj është paraqitur në 21 ndeshje.
“Arsenali e ka pëlqyer edhe kur ishte te Eintracht Frankfurti. Është i mirë me topin, diçka që Arteta e dëshiron. Ai gjithashtu është i mirë me topat e gjatë dhe mund të shërbejë si portier i dytë tek Arsenali”, ka thënë gazetari Kay.
“Ramaj është gjithashtu pritës i mirë i gjuajtjeve. Nuk frikësohet të dalë edhe për harkimet. Më kanë thënë se mund të kushtojë 15 milionë euro”, ka shtuar ai.
Ramaj ka kontratë me Ajaxin deri në fund të sezonit 2027-28.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.