×
  • Sport
  • Sport

    Portugalia fiton ndaj Uruguait dhe e siguron kualifikimin tutje

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 22:10

    Portugalia ka shënuar fitoren e dytë në Botëror, duke u kualifikuar në 1/8 e finales.

    Portugezët triumfuan ndaj Uruguait me rezultat të pastër 2:0.

    Pjesa e parë nuk dha asgjë, teksa dy golat e fitores së Portugalisë u shënuan në pjesën e dytë dhe nga i njëjti lojtar.

    Ishte minuta e 54-të, kur Bruno Fernandes krosoi bukur në zonë për Ronaldon, i cili kërceu por nuk arriti ta devijonte topin, por që e hutoi portierin.

    Kësisoj, goli iu regjistrua Bruno Fernandesit.

    Në minutat shtesë të ndeshjes, Bruno Fernandes shënoi nga penalltia, pasi Ronaldo paraprakisht u largua nga loja.

    Kjo fitore e dërgon tutje Portugalinë, që i bashkohet Francës dhe Brazilit, si tri ekipet e kualifikuara.

    Portugalia gjendet e para në grupin H me gjashtë pikë dhe prin e vetme.

    Uruguai gjendet i fundit aktualisht me vetëm një pikë dhe do ta kërkojë kualifikimin tutje në ndeshjen direkte që e ka me Ganën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!