Premier Liga është pro vendimit për të përfunduar sezonin aktual deri në fund të muajit korrik.
Kampionatet e futbollit aktualisht janë të pezulluara, shkaku i pandemisë “Covid 19”, me ndeshjen e fundit në top liga që është zhvilluar rreth gjashtë javë më parë.
“The Sun” pretendon se Premier Ligë tani kanë mbështetur afatin deri më 31 korrik për t’i dhënë fund kampionatit, siç është propozuar nga UEFA.
Raportohet se është arritur një marrëveshje, e cila do të bëjë që ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës të luhen gjatë muajit gusht.
Premir Liga ka pezulluar sezonin me 29 xhiro të zhvilluara, me Liverpullin që kryeson me 82 pikë, dhe është dy fitore larg titullit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.