×
  • Sport
  • Sport

    Premierliga ka një plan për ta vazhduar sezonin

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 10:27

    Përhapja e COVID-19 ka prishur shumë ngjarje sportive në gjithë botën.


    Në Angli, sezoni i Premierligë është në një pozitë aspak të favorshme.

    Nuk duhet se sezoni do të shpalle ti pavlefshëm, por ka ende shumë punë për të ardhur deri te momenti i vazhdimit të tij.

    Fatmirësisht, duket se përgjegjësit kanë një plan për vazhdimin e tij.

    Sipas ‘The Mirror’, klubet janë të gatshme të nxjerrin makineritë e testimit të COVID-19, për të rritur përgatitjet për rikthim, përcjell lajmi.net.

    Teknologjia do të përdorët në baza ditore çdo ditë për të monitoruar shëndetin e lojtarëve, dhe shumë ekipe presin që të rikthehen në stërvitje muajin tjetër.

    Disa klube madje u kanë thënë yjeve të tyre të përgatiten për një rikthim në mes të majit.

    Përfaqësuesit e ligave janë takuar rregullisht me qeverinë për të diskutuar mbi rifillimin pasi të hiqet bllokimi kombëtar.

    Vazhdimi i kampionatit do të luhet me dyer të mbyllura, por ndeshjet do të transmetohen të gjitha.

    Takimi i radhës i Premierligës do të jetë më 17 prill, ku do të diskutohet për të gjitha opsionet e rikthimit të mundshëm të ligës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!