Ndeshjet e Premierligës janë caktuar të zhvillohen falas nga mesi i qershorit për të ndaluar njerëzit që të dalin jashtë.
Sekretari i Kulturës në Angli, Oliver Dowder konfirmoi sot se Qeveria po mendon planin që futbolli të rikthehet në masa të sigurta.
Duke folur për Sky News, ministri pohoi se shfaqja falas e ndeshjeve është e rëndësishme për të siguruar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, shkruan Indeksonline.
“Ne po punojmë shumë me ta për ta provuar dhe për ta rikthyer, unë po synoj në mes të qershorit .Testi numër një është siguria publike“, ka thënë Dowder.
“Unë shpresoj se mund të kemi diçka pak më ambicioze me disa ndeshje falas, në mënyrë që njerëzit të mund të shikojnë nga shtëpia, sepse kjo do të ishte e dobishme për sa i përket dekurajimit të njerëzve për të lënë shtëpitë e tyre“.
“Ajo që ne synojmë është të përfundojmë sezonin nga prapa dyerve të mbyllura nga mesi i qershorit e tutje“, ka thënë ndër të tjerash ai.
Liverpooli aktualisht e kryeson Premierligën me vetëm gjashtë pikë larg triumfit të tyre të parë pas 30 vitesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.