Shefi ekzekutiv i Premierligës, Richards Masters, ka thënë se organizata “është e sigurt në rikthim” për të rinisur Ligën në qershor.
Premierliga është suspenduar që nga 13 marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka marrë mijëra jetë nëpër botë.
12 qershori është duke u përmendur si data e mundshme për t’u rikthyer Premierliga në aksion dhe dalëngadalë duket edhe e realizueshme, nëse të hënën qeveria u jep leje klubeve të nisin stërvitjet normalisht në grupe.
“Ekziston një vrull. Ne kemi ndërmarrë hapin e parë:, tha Masters për BBC Sport.
“Ne nuk do të kishim hedhur hapin e parë për t’u rikthyer në stërvitje, nëse nuk do të ishim të bindur se kemi krijuar një mjedis shumë të sigurt për lojtarët tanë”.
“Kemi diskutuar vazhdimisht me doktorë të klubeve, kemi bërë gjithçka që është e mundur që rikthimi të jetë i sigurt. Tani mendojmë se është sigurt për t’u rikthyer”. /Gazeta Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.