×
  • Sport
  • Sport

    Premierliga pa tifozë për sezonin 2020/21

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 9:48

    Klubet e Premierligës tashmë janë duke u përgatitur që në tërësi sezonin e ardhshëm ta zhvillojnë pas dyerve të mbyllura.


    Derisa janë duke vazhduar diskutimet për të ruajtur shëndetin e lojtarëve dhe stafit nëse sezoni aktual, disa klube kanë filluar të vlerësojnë implikimet e ndeshjeve pa tifozë në 12 muajt e ardhshëm.

    Një zyrtar i një klubi në Premierligë ka thënë se ata nuk mund të shohin tifozët të lejohen në stadiume derisa të mos ekzistojë një vaksinë kundër COVID-19, përcjell lajmi.net.

    Mos prania e tifozëve në stadiume, paraqet një tjetër shqetësim për klubet e Premierligës.

    Ato pritet të kenë humbje të konsiderueshme nga mos shitja e biletave, dhe më së shumti thuhet se do të pësojnë Manchester United dhe Arsenal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!