Marko Arnautovic ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit ndërmjet Interit dhe Atletico Madridit (1:0). Para ndeshjes së dytë, drejtuesit e klubit italian përcaktuan se çfarë premie do të marrin lojtarët nëse do të arrinin në çerekfinale.
“Gazzetta dello Sport” bën të ditur se lojtarët do të ndajnë dy milionë euro.
Ata do të marrin të njëjtën shumë për një kalim të mundshëm në gjysmëfinale, dhe për finalen premio është pesë milionë.
Sigurisht, nuk bëhet fjalë për bonuset individuale që lojtarët kanë në kontratat e tyre.
Sezonin e kaluar Interi humbi në finalen e Champions League kundër Manchester Cityt (0:1).
Interi fitoi Superkupën e Italisë këtë sezon, aktualisht kryeson Serinë A, 15 pikë përpara Juventusit të vendit të dytë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.