Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë zhvilluar sot një takim me shefin e edukimit të UEFA-s për zhvillimin e elitës U15, Jean Francois Domergue, e ku ishin të pranishëm edhe përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe drejtori teknik Michael Nees
Gjatë këtij takimi u bisedua për strategjinë e FFK-së për kategoritë e reja, përfshirjen e shkollave dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të futbollit.
UEFA e ka pranuar në tërësi programin strategjik të FFK-së, i cili është vlerësuar si projekt i shkëlqyeshëm dhe tani do të fillojë zbatimi i tij në përpikëri.
Gjatë këtij takimi z. Domergue u zotua se do ta përkrahë dhe do ta ndihmojë FFK-në në realizimin e këtij projekti, që sipas tij është shembull për regjion.
Po ashtu, në emër të UEFA-s, z. Domergue lavdëroi zhvillimin e hovshëm të FFK-së dhe theksoi se UEFA është e kënaqur për zhvillimin dhe realizimin e këtyre projekteve.
Shefi i edukimit të UEFA-s gjatë ditës së nesërme do të vizitojë disa qytete të Kosovës për të parë se si po aplikohet në praktikë kjo strategji e FFK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.