×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i Barcelonës ka disa dyshime për nënshkrimin e Williamsit

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 17:08

    Barcelona e ndoqi Nico Williams për disa javë verën e kaluar pas Euro 2024, por në fund u refuzua nga anësori bask. Tani, 22-vjeçari e ka bërë të qartë se është i gatshëm t’i bashkohet gjigantëve katalanas, por është presidenti Joan Laporta ai që ka dyshime për këtë lëvizje.

    Blaugranat janë në kërkim të një anësori për krahun e majtë këtë verë, dhe zgjedhja e tyre e parë është Luis Diaz nga Liverpool. Edhe Marcus Rashford i Manchester United është përmendur, por pasi Williams shprehu qartë gatishmërinë për të bërë gjithçka që të transferohet në Barcelonë, duket se ai ka kaluar sulmuesin anglez në listën e preferencave.

    Laporta heziton ta ndjekë sërish Williams-in, pjesërisht për shkak të dështimit të vitit të kaluar, shkruan Cadena SER. Williams refuzoi kalimin te Barcelona dhe kishte dyshime për premtimin e Laportës se do të mund ta regjistronte, gjë që dëmtoi imazhin e klubit dhe krenarinë e presidentit. Alex Pintanel shton se Laporta nuk është i entuziazmuar me këtë ide dhe se ai është një opsion vetëm nëse nuk realizohet marrëveshja për Diaz.

    Për më tepër, ylli i ri Lamine Yamal po përpiqet të bindë Williams-in që të transferohet në Barcelonë dhe dëshiron shumë që kjo lëvizje të ndodhë. Laporta ka frikë nga pasojat në dhomën e zhveshjes nëse krijohen shumë miqësi dhe preferon një atmosferë më profesionale.

    Megjithatë, ka disa përparësi nëse ndiqet Williams para Diaz-it. Së pari, besohet se Williams do të kushtonte më pak se kolumbiani, se ai entuziazmon më shumë tifozët, dhe është gjashtë vite më i ri se Diaz. Pintanel shton se Williams tani është i dëshpëruar për një transferim dhe ka marrëdhënie të mirë me trajnerin Hansi Flick dhe shumicën e skuadrës. Ai gjithashtu do të pranonte një ofertë më të ulët sesa ajo që mund të merrte nga Bayern Munich apo Arsenal.

    Ndërkohë, sipas “Sport”, skenari më i mundshëm është që sezonin e ardhshëm Williams të luajë në Spanjë. Dy idetë kryesore që ka janë ose të firmosë për Barcelonën, ose të rinovojë kontratën me Athletic Club, duke refuzuar kalimin te Arsenal apo Bayern.

    Në të kaluarën është theksuar se Williams është hezitues për një transferim jashtë Spanjës, ndonëse kjo bie ndesh me raportet nga Gjermania, ku thuhet se Bayern ka marrë përgjigje pozitive në bisedimet fillestare me lojtarin./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!