Zvezdan Terziq, president i klubit futbollistik Crvena Zvedës ka lidhje të afërta më Milan Radojqiqin, biznesmenin famëkeq nga veriu i Kosovës, që Prishtina kërkon ta arrestojë lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqin raporton Portali.info
Biznesmeni që kontrollon partinë Lista Serbe është parë bashkë me presidentin e ekipit serb në hapje të një ndeshje futbolli në Serbi mes Trepçës dhe Crvena Zvedës.
Dite më parë Terziq nuk ka mundur të hyjë në Malin e Zi pasi që edhe autoritetet atje ia kanë ndaluar atë.
Sipas autoriteteve malazeze Terziq është i lidhur me rrjete kriminale.
Mali i Zi bëhet vendi i dytë i rajonit që i ndalon hyrjen presidentit të Crvena Zvezdës.
Ditë më parë autoritetet e Kosovës kanë vepruar ngjashëm. Por akti i ndalimit nga ana kosovare ishte interpretuar nga mediat dhe opinioni serb si veprim politik.
Ekipi i futbollit Crvena Zvezda gjithmonë ka shërbyer si strehë e njerëzve të fuqishëm të lidhur me BIA-në, politikën dhe biznesin serb qysh prej kohës së Arkanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.