Një tjetër episod dhune ka ndodhur në Turqi, në kampionatin e Superligës.

Gjatë ndeshjes mes Goztepe dhe Fenerbahce është sulmuar presidenti Ali Koc i skuadrës së Jose Mourinhos.

Numri një i Fenerbahce u shty nga një person me një lejekalim të Goztepe dhe u godit me një shishe në fytyrë, e hedhur nga tribuna bashkë me sende të tjera.

Reklamë

Pamjet janë bërë menjëherë virale.