Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka ururar Feronikelin për titullin e fituar, Kampion i Ipko Supërligës së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit Feronikeli, Naser Ramaj, i cili tha se Gianni Infantino ka dërguar telegram urimi, njofton Klan Kosova.
”I nderuari president,
Isha i lumtur të dëgjoja se KF ‘Feronikeli’ u kurorëzua si kampion i Kosovës për edicionin 2018/19. Kjo më jep kënaqësi për t’i përgëzuar ata për titullin e tyre të tretë në ligë!
Kjo, pa dyshim, është rezultat i angazhimit dhe punës së madhe, andaj të gjithë të përfshirët mund të jenë krenarë për këtë arritje të madhe. Unë do t’u jem mirënjohës nëse mund t’i përcillni urimet e mia për lojtarët, trajnerët, administratën dhe gjithë stafin teknik dhe mjekësor, si dhe për tifozët. Unë inkurajoj ata për të vazhduar punën me vendosmëri dhe motivim!
Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, shfrytëzoj rastin të falënderoj KF ‘Feronikeli’ dhe Federatën tuaj që ka ndihmuar në përhapjen e mesazhit pozitiv të futbollit dhe për nxitje të zhvillimit të kësaj loje të bukur e cila na bashkon të gjithëve.
Pres që t’ju takoj së shpejti në Paris me rastin e Kongresit të 69-të të FIFA-s.
Me respekt,
Gianni Infantino”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.