×
  • Sport
  • Sport

    ‘Presidenti’ i Milan ndërron fjalët, përgatitet për të ikur në Barçë

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 15:57

    Që nga viti 2017 është zyrtarizuar si lojtar i AC Milan, klub ky i cili i vendosi edhe nofkën “presidente”.

    Bëhet fjalë për Franck Kessie, ku drejtuesit e AC Milan e transferuan nga skuadra italiane, Atalanta, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Mesfushori nga Bregu i Filidishtë ishte parë si një nga transferet më të bujshme të “rossonerëve” përgjatë dekadës së fundit.

    Megjithatë, pavarësisht fjalëve të mira për klubin kuqezi, mesfushori i Milan sipas Marca thuhet se ka nënshkruar parakontratë me Barcelonën, për të kaluar në verë si transfer i lirë.

    Në gushtin e vitit të kaluar, “presidenti” i Milan ishte shprehur si ndihej krenar me zgjedhjen e tij për të kaluar tek Milan, ku këtë e shoqëroi  duke thënë se do të jetë presidente.

    “Rikthehem nga Tokyo dhe sistemoj gjithçka, krenar që kam zgjedhur Milanin. Dua të qëndroj ‘presidenti’ për gjithë jetën.” deklaroi Kessie pas fillimit të edicionit të Serie A, 2021-2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!