×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i Romës me deklaratën e vitit: “Këta lojtarë duhet të tregojnë se kanë topa”

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 18:34

    Roma u deklasua nga Napoli midis “Olimpikos” me rezultat të thellë 1-4 dhe kjo humbje ka nervozuar tej mase Presidentin e klubit, James Pallotta.


    Ai ka thënë se gjatë sezonit klubi është dashur të bëjë ndryshime por problemi nuk është vetëm tek trajneri, sipas tij një pjesë e madhe e fajit është tek lojtarët, shkruan Reporteri.net

    “Të gjithë e dijnë çka nuk ka shkuar mirë këtë sezon dhe kjo është arsyeja pse na u është dashur të bëjmë ndryshimë. Por koha për arsyetime ka përfunduar” ka thënë Pallotta tejet i acaruar me situatën nëpër të cilën po kalon klubi i tij.

    “Performanca ndaj Spal ishte e papranueshme dhe sot ishte edhe më keq. Këta lojtarë duhet të zgjohen dhe të tregojnë se kanë topa (bole)” tha ai duke aluduar se është koha që të zgjohen nga gjumi të gjithë dhe të punojnë fort./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!