Dy kampionët olimpike të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka kanë viziotuar sot zyrat e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Në një deklaratë të Presidencës së Shqipërisë thuhet ky titull “i jepet për të arriturat e tyre në sport.
“Në shenjë vlerësimi për talentin dhe personalitetin e gjithanshëm të treguar në sport, me arritjen e rezultateve të larta në sportin e Xhudos, duke fituar me sportistet e tij medaljet e arta në Lojërat Olimpike Verore të Rios 2016 dhe Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020. Me mirënjohje për punën dhe kontributin e tij në sportin e xhudos, që është kthyer në shembull frymëzimi për të rinjtë e të rejat, duke ngritur lart krenarinë kombëtare”, thuhet në këtë komunikatë.
Pas kësaj ka reaguar edhe faqja në facebook e Federatës së Xhudos së Kosovës.
“Sot Kampionet Olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre Driton Kuka u dekoruan me dekoratën më të lartë të shtetit tonë Amë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta!”, thuhet në këtë status.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan të dyja medalje të arta në Tokio gjatë Lojërave Olimpike që përfunduan dje në kryeqytetin japonez.
Më parë, më 2016, medalje në Rio të Brazilit, po ashtu nga sporti i xhudos kishte fituar Majlinda Kelmendi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.