Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas shpërthimit me tritol pranë banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se e konsideron këtë ngjarje si një akt terrorist dhe kriminal dhe u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që t’i ndalojnë dhe t’i vënë para përgjegjësisë autorët e dyshuar të ngjarjes.
“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë”.
Dalin pamjet nga shtëpia e Armand Dukës, pas eksplodimit të tritolit
“Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, thuhet në postimin e presidentit të Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.