×
  • Sport
  • Sport

    Presidentja Osmani dorëzon flamurin për ekipin olimpik

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 13:14

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot (e premte) i’a ka dorëzuar flamurin ekipit Olimpik të Kosovës që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

    Garuesit tanë që do të përfaqësojnë ekipin olimpik të Kosovës në LOD “Pekini 2022” janë Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri.

    Kësisoj, sot ekipi olimpik pranoi nga presidentja Osmani edhe zyrtarisht flamurin me të cilin do të prezantohen në “Pekini 2022”.

    “Ceremonia e dorëzimit të flamurit të Republikës së Kosovës për skitarët që marrin pjesë në lojërat olimpike dimërore. Skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri udhëheqin ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore. Jam e bindur se do ta bartin flamurin me nder e krenari dhe do ta përfaqësojnë vebdin denjësisht”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!