×
  • Sport
  • Sport

    Presidentja Osmani vlerëson lartë Majlinda Kelmendin: Ka fituar çdo gjë që mund të fitohet

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 19:27

    Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, sot i dha fund karrierës së saj si sportiste.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar ceremoni shtetërore për të nderuar Kelemendin, e cila i solli Kosovës disa medalje të arta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ka fituar çdo gjë që mund të fitohet. Falë përkushtimit te saj, flamuri i Republikës së Kosovës valoi në Rio.  Pa Majlinden dhe perkushtimin e saj, sot nuk do ta kishim as Distrian e Noran. Ajo dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund të kenë sukses”, ka thënë Osmani gjatë ceremonisë që po mbahet në institutin ‘Ali Hadri’ në Prishtinë.

    Majlinda gjatë karrierës së saj të bujshme ka arritur të fitoi 46 medalje, prej tyre 29 të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

    Kelmendi i dha fund karrierës së saj në moshën 30 vjeçare, si sportisja kosovare më e suksesshme.

    Xhudistja nga Peja tani e tutje do të vazhdoj karrirën e saj si trajnere pasi do të jetë bashkëpunuese e trajnerit të saj Driton Kuka./Gazeta Reporteri/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!