×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina arrin për herë të dytë në Gjibraltar, testohet sërish për COVID-19

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 12:38

    Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll, FC Prishtina, ka shkuar në Gjibraltar për herë të dytë brenda pak ditësh.


    Lajmi për zbarkimin në shtetin e vogël të Gjibraltarit, për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori sportiv i ekipit, Grenit Begolli.

    “Po, skuadra ka arritur në Gjibraltar dhe më të hyrë atje janë testuar për COVID-19”, deklaroi shkurtimisht ai.

    Kujtojmë se Prishtina do të luajë nesër ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës, në rast se gjithë futbollistët e grumbulluar rezultojnë negativ ndaj testit për koronavirus, shkak ky që bëri që para pak ditësh kjo ndeshje të shtyhej për të shtunën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!