×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina dhe Gjilani fitojnë, Drita barazon në Mitrovicë

    Reporteri
    13 Gusht 2022 | 20:24

    Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të Super Ligës së Kosovës. Prishtina ka arritur që të fitojë me rezultat 1-2 kundër Dukagjinit të Klinës. Gjilani ka fituar me rezultat 3-2 kundër Ferizajit kurse Drita barazoi në Mitrovicë me rezultat 2-2.

    Dukagjini – Prishtina: 1-2

    Prishtina e ka arritur fitoren e parë kundër Dukagjinit të Klinës në udhëtim në xhiron e parë të Superligës së Kosovës. Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 23-të të cilin nga goditja e lirë e shënoi Endrit Krasniqi. Ahmet Jonuzi i Dukagjinit do ta barazonte rezultatin në 1-1 në minutën e 41-të. Prishtina erdhi të goli i fitores në minutën e dytë shtesë të ndeshjes ku shënoi Muhamed Useini.

    Gjilani – Ferizaj: 3-2

    Gjilani ka arritur fitore të vështirë në përballjen e parë në sezonin e ri të Superligës së Kosovës. Mevlan Zeka shënoi gol për Gjilanin në minutën e 24-të të ndeshjes, një gol të bukur me kokë. Ferizaj u kundërpërgjigj me një kundërsulm të shpejt për të shënuar gol në minutën e 25. Mysafirët kaluan në epërsi që në minutën e 48-të të ndeshjes me Betim Haxhimusa pas një asistimi të Astrit Fazliut. Solomon do të shënonte dy golat për Gjilanin në minutat e fundit, një në minutën e 84-të dhe në minutën e tretë të lojës shtesë. Me këtë fitore Gjilani është në vendin e parë në Superligë.

    Trepça 89 – Drita: 2-2

    Drita është ndalur nga të promovuarit në Superligë të Kosovës, Trepça 89. Madje minatorët e kishin epërsinë prej 2-0 në këtë ndeshje por që intelektualët arritën të kthehen në rezultat dhe ta fitojnë këtë ndeshje. Mba shënoi dy golat për 89-in, një në minutën e 36 dhe 39-të. Drita barazoi në pjesën e dytë. Goli i parë u shënua nga Drilon Islami që goditi fuqishëm por ai përfundoi në rrjetë pas devijimit nga Rexha në minutën e 72-të. Rilind Nimani shkaktoi penallti në Ardit Tahirin. I njëjti lojtar shënon nga penalltia në minutën e 85-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!