×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina e nis me fitore edicionin pranveror, e mposht Drenicën

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 15:01

    Prishtina e ka nisur me fitore edicionin pranveror në Superligën e Kosovës, teksa kanë mposhtur Drenicën me rezultat 3-1.


    Kryeqytetasit e nisën më mirë ndeshjen dhe në minutën e 13-të gjetën golin e epërsisë.

    Sulmuesi Alban Shillova u fut bukur brenda zonës dhe me një gjuajtje të mirë realizoi për epërsinë e kryeqytetasve 1-0.

    Prishtina vazhdoi iniciativën në pjesën e parë, derisa rast të mirë patën edhe me Leonit Abazin, por që goditja e gjilanasit u prit nga Ymeri.

    Krejt në fund të pjesës së parë, mysafirët nga Skënderaj barazuan shifrat në 1-1.

    Ishte sulmuesi brazilian Denilsson që realizoi me një goditje të fuqishme.

    Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me rezultatin baras.

    Prishtina luajti shumë më mirë në pjesën e dytë dhe ishte më këmbëngulëse në ofensivë.

    Kur kaluan një orë lojë, Besnik Krasniqi harkoi bukur në zonë, derisa gabimin e portierit Ymeri e shfrytëzoi Leonit Abazi që shënoi për 2-1.

    Nëntë minuta më vonë kryeqytetasit gjetën edhe golin e tretë dhe të sigurisë.

    Besnik Krasniqi përsëri asistoi, derisa me kokë shënoi Gentian Muça për 3-1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!