×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina merr fitoren e radhës, Llapi mbetet prapa

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 15:55

    Me rezultat 2-0 FC Prishtina ka arritur që të marrë pikët e plota në shtëpi ndaj KF Llapit.


    Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ku fillimisht Besnik Krasniqi në minutën e 30-të zhbllokoi rezultatin e ndeshjes, shkruan lajmi.net.

    Ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Alban Shillova, i dhuroi epërsinë e dyfishtë klubit nga kryeqyteti.

    Llapi në anën tjetër nuk tregoi diçka për t’u vlerësuar nga kjo ndeshje.

    Me këtë fitore, “Plisat” janë në vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e 7-të me 26 të tilla.

    Takimi tjetër i cili u zhvillua në të njëjtin orar mes FC Gjilanit dhe Arbërisë, përfundoi me rezultat 1-1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!