×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina reagon për listën e Kosovës U-21, nuk iu përfshi në Kombëtare ylli i skuadrës së tyre

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 15:18

    Sot u publikua lista e futbollistëve të ftuar te Kosova U-21 për ndeshjen kundër Anglisë U-21 që do të luhet më 4 shtator në stadiumin Fadil Vokrri


    Rafet Prekazi ka lënë jashtë kësaj liste yllin e Prishtinës, Qëndrim Zybën, i cili tregoi paraqitje fantastike me skuadrën nga kryeqyteti, shkruan Reporteri.net

    Zyba madje fitoi edhe Kupën e Kosovë me Prishtinën ku në finale kundër Ballkanit ishte njëri nga më të mirët në fushë.

    Prishtina ka reaguar në faqen zyrtare duke thënë se trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi po i shmangë futbollistët e saj.

    Ky është postimi i plotë:

    Lista e të ftuarve te Kosova U21

    Nuk ka vend për Qendrim Zybën me 16 paraqitje zyrtare me Prishtinën dhe duke zhvilluar të gjitha ndeshjet kryesore e duke bërë dallimin në finale të Kupës me Ballkanin.

    Dhe, nuk është hera e parë kur seleksionuesi, Rafet Prekazi i shmangë futbollistët e Prishtinës.

    Opinioni vet le ta gjykoj se a ka pasur vend mesfushori i Prishtinës në këtë listë a po jo! /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!