×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina transferon mbrojtësin që luajti për grupmoshat e Lyonit

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 13:12

    Prishtina ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Philippe Boueye, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Në njoftimin e klubit të Prishtinës thuhej se lojtari nga Nigeri luajti për të gjitha grupmoshat e reja deri në U-21 të Lyonit.

    “I lindur më 23.09.2003 në Niger. Ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të reja deri te U21 të skuadrës së njohur franceze, Lyon. Anëtar i grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Nigerit, vend ky ku kryetrajneri ynë, Cavalli, i ka prirë për shumë vite dhe duke e njohur mirë futbollistin Philippe, ishte përzgjedhja e tij”, thuhej në njoftimin e klubit të Prishtinës.

    Ndërkaq, mbrojtësi Boueye ka thënë se “Prishtina është qytet i madh dhe desha të jem pjesë e klubit të këtij qyteti. Kisha ftesë nga kryetrajneri Cavalli të cilin e njoh dhe më njeh mjaft mirë. Ka projekt shumë interesant dhe të mirë dhe më vije mirë që më ka përzgjedhur edhe mua të jem pjesë e këtij organizimi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!