Prishtina ka bërë të ditur se ndeshja me Lincolnin do të zhvillohet
Klubi nga kryeqyteti me anë të një postimi të bërë në faqen zyrtare ka treguar se ndeshja me Lincoln do të luhet, shkruan Reporteri.net
Por, Prishtina do të përfaqësohet me një skuadër tjetër, ku po mbledh futbollistë nga klubet kosovare.
Ky është njoftimi i plotë i klubit të Prishtinës:
Lincoln – Prishtina, ndeshja do të zhvillohet
Pas argumentit të shpalosur të FC Prishtina, UEFA ka dhënë vendimin e saj që ndeshja duhet të zhvillohet.
Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar.
FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës.
Prishtina që nga pranimi në UEFA iu ka gëzuar çdo rezultati pozitiv të skuadrave tona në arenën ndërkombëtare, sepse suksesi në Evropë ndihmon të gjithë futbollin kosovar.
Prishtina me përulje iu falënderon!
Përndryshe, FC Prishtina po lufton që ndeshjen të shtyj për të shtunën më 22 gusht dhe jo të premten më 21 gusht siç kanë vendosur vendasit e Lincoln.
FC Prishtina do të testojë të gjithë ekspeditën duke mos ia lënë asgjë rastit.
Shpresojmë të na ecën fati dhe mos të kemi shqetësime më me të infektuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.