×
  • Sport
  • Sport

    Pritej zyrtarizimi i Hag si trajner i Manchester United, por në garë futet edhe klubi gjerman

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 17:17

    The Sun kishte raportuar se skuadra angleze, Manchester United është shumë afër të zyrtarizimit në pozitën e trajnerit të tyre, Erik Ten Hag, por që në momente të fundit kanë ndryshuar gjërat, përcjell Reporteri.net.

    Bild ka raportuar se klubi gjerman, Leipzig e dëshiron nga sezona e ardhshme trajnerin e Ajaxit.

    Vlen të përmendet se ende nuk ka asgjë zyrtare nga klubet për sa i përket këtij transferimi.

    Megjithatë, siç raporton The Telegraph, Leipzig është para në garë për të sjellur Hag në Bundesliga në verën e këtij viti.

    Ndërkaq, siç raporton The Telegraph, klubi i Djajëve të Kuq është vonuar lidhur me trajnerin e Ajax, duke shprehur edhe neglizhencë, kështu që klubi gjerman do të përpiqet të përfitojë nga kjo situatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!