Çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi në tregun e zi kapën shifra jashtëzakonisht të larta.
25-300 euro ofrohej një biletë normalisht kishte kushtuar 10 apo 20 euro.
Kjo dukuri negative ka shkaktuar shqetësim të madh te njerëzit të cilët kanë reaguar.
Madje një prej shitësve në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” ishte sulmuar nga njerëz të frustruar me çmimet stratosferike.
Pas raportimit të mediave ka vepruar edhe Prokuroria e Shtetit.
“Ju njoftojmë se Prokuroria e Shtetit, bazuar në lajmet e publikuara në media ka filluar grumbullimin e informatave, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura për shitjen e biletave për ndeshjet e zhvilluara nga Kombëtarja e Kosovës” thuhet në komunikatën e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.