×
  • Sport
  • Sport

    Pse nuk erdhën në Kombëtaren e Kosovës ‘Shqiponjat’ e Zvicrës?

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 20:34

    Albert Bunjaki ka thënë se është takuar në mënyrë direkete e indirekte me lojtarët me origjinë nga Kosova, por që luanin në Kombëtare tjera, derisa atyre ia kishte shpjeguar në detaje projektin e tij


    Kosova është një Kombëtare që aktualisht e frikëson çdo kundërshtarë, por imagjinoni si do të dukej me lojtarë si Xhaka, Shaqiri e Behrami, të cilët nuk mund të thonë se nuk patën ftesë nga Albert Bunjaki, raporton Reporteri.net

    Ish-trajneri i Kosovës për nëntë vite në një intervistë për Reporterin ka treguar se dëshironte t’i kishte në skuadrën e tij lojtarët si Xhaka, Shaqiri e Behrami, por një gjë e tillë sipas tij nuk u bë realitet asnjëherë shkaku se dikush kishte punuar pas shpinës së tij dhe të Federatës.

    “S’po tham 99 po 98 përqind të lojtarëve i kam taku personalisht. Behrami Xhaka? Nuk foli me emra! Kam fol në mënyrë direkte e indirekte, me përfaqësues të tyre, përfaqësues të lojtarëve, agjenta, avokatë, kam udhëtu prej vendit në vend edhe ka qenë ajo faza që të paktën unë kam thanë që nuk du sot me më than dikush që me më ftu Kosova kisha ardh, nuk du, unë të paktën punën tem ka me kry, jam munduar në forma të ndryshme, përmes bindjeve të ndryshme, mirëpo shumë shpejt e kom kuptu që është punu shumë mas shpinës tonë, koxha shumë është punu pas shpinës tonë,” ka thënë Bunjaki për Reporterin.

    “Unë e kam bo punën tem, e kam pas përkrahjen e Federatës edhe kam vrapu prej Londrës e ku janë kanë lojtarët jam mundu me ia shpjegu projektin, jam mundu me ia tregu mundësitë tona, gjendja jonë reale, nuk kem stadium ku me lujt lojë, nuk kem stadium ku me ushtru, qeta që jem, qekjo gjendje që është dhe e di qëndrimin e secilit prej tyre,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!