Shumë prej trajnerëve në Angli janë në pushim këto ditë, por Jose Mourinho që tashmë e drejton klubin e Tottenhamit, thotë se nuk ka nevojë për pushim.
Kjo javë ishte javë pushimi në Premierligë, kësisoj lojtarët dhe trajnerët do të mund t’i rigjeneronin forcat e tyre për të vazhduar pjesën tjetër të sezonit, por për vetë teknikun portugez pauza për të ishte e panevojshme.
Ai në një intervistë dhënë Sky Sportit tha se lojtarët kanë nevojë të pushojnë pak në këtë fazë për të qenë më të gatshëm në këto javët e mbetura deri në përfundim të kampionatit.
“Lojtarëve iu duhet pak pushim për trupin dhe shpirtin e tyre, por mua jo”, deklaroi 47- vjeçari.
Kujtojmë se Mourinho nuk udhëtoi me skuadrën në pushime fare, por vazhdoi punën e tij sikur çdo javë tjetër.
Ish-trajneri i Real Madridit udhëtoi për në Munich për të përcjellë nga afër ndeshjen Bayern – Leipzig, meqenëse do të përballën me këta të fundit në fazën 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.