×
  • Sport
  • Sport

    PSG brenda muajit kompleton tre super transferimet

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 10:16

    Paris Saint-Germain është duke punuar shumë për transferimet e kësaj vere.


    Skuadra franceze e kërkon me ngulm lavdinë në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Kampionëve.

    Sheikët nga Arabia Saudite po tentojnë që të pushtojnë futbollin me prurjet që po i bëjnë këtë verë, e që disa prej tyre tashmë i kanë kompletuar.

    Por, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Sergio Ramos, Achraf Hakimi dhe Gianuligi Donnarumma, do të prezantohen gjatë muajit korrik.

    Klubi parisien po e transferon mbrojtësin spanjoll dhe portierin si të lirë, pasi kontrata me Real Madridit, përkatësisht me Milanin, skadoi muajin e kaluar.

    Për Hakimi, PSG do të paguajë te Interi mbi 70 milionë euro, e që të tre janë tashmë lojtarë të dëshmuar dhe mund ta ndihmojnë skuadrën në përmbushjen e objektivave.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!