×
  • Sport
  • Sport

    PSG e kërkon të përkëdhelurin e Liverpoolit në vend të Mbappes

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 18:13

    Salah në vend te Mbappes te PSG-ja.


    E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të lidhet ngushtë me Real Madridin.

    Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Real Madridi do të detyrohet të bëjë disa ndryshime dhe ardhja e Mbappes do të ishte mëse e nevojshme për të kthyer klubin të luftojë sërish me më të mirët.

    Jose Pedrerol i ‘El Chiringuito’, nga burime të sigurta raporton Mbappe është pothuajse punë e kryer; “ai do të luajë në Madrid sezonin tjetër”, pasi francezi po refuzon të rinovojë kontratën e Parisin.

    PSG nuk dëshiron të humbasë kohë dhe menjeherë ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e 22-vjeçarit.

    “Le Parisien” shkruan se Mohamed Salah i Liverpoolit është dëshira e madhe e Mauricio Pochettinos.

    Për shumë vite, Salah ka qenë ylli i skuadrës te Liverpooli, por gjërat kanë ndryshuar vitin e fundit.

    ‘Redsat’ e vlerëson lojtarin 80 milionë euro, shifër që PSG s’do të hezitonte ta paguante.

    28-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017.

    Deri sot, ai ka fituar Champions Leaguen, Premielrigën dhe disa trofe tjerë – ka bërë 198 paraqitje dhe ka shënuar 123 gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!