×
  • Sport
  • Sport

    PSG fiton me vështirësi ndaj Strasbourgit, siguron tre pikë të vlefshme

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 23:04

    Paris Saint-Germain ka arritur të mposht Strasbourgin.


    PSG ka mposhtur Strasbourgun 3-2 në kuadër të xhiros së dytë në Ligue 1, shkruan lajmi.net.

    Ndeshja nisi shumë më mirë për vendasit që kaluan në epërsi në min e 3’ me golin e Mauro Icardit.

    Parisi vazhdoi me lojë më të mirë dhe golin e dytë e gjetën në min e 24’ përmes Kylian Mbappe.

    Ndërsa goli i tretë u shënua nga Julian Draxler në min e 27’ për rezultatin e pjesës së parë 3-0.

    Kur u mendua se ‘Parisienët’ do të vazhojnë me gola të tjerë ndodhi krejt e kundërta në pjesën e dytë.

    Fillimisht Kevin Gameiro ngushtoi rezultatin me golin e tij në min e 53’ për 3-1.

    Ndërsa në min e 64’ Lucas Ajorque shënoi për 3-2, duke bërë kështu që mysafirët të shpresojnë në barazim.

    Megjithatë në min e 84’ ishte Pablo Sarabia ai që shënoi për rezultatin përfundimtarë 4-2.

    PSG ka dy fitore në dy ndeshjet e parë të sezonit 2021/22 ndërsa Strasbourg ka dy humbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!