×
  • Sport
  • Sport

    PSG kalon në fazën tjetër të Kupës së Francës

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 23:36

    Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat minimal kundër Caen për të kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Francës. Të vetmin gol në këtë ndeshje e ka shënuar Moise Kean.


    PSG është në rrethin tjetër të Kupës së Francës pasi ka mposhtur me rezultat të ngushtë Caen 0-1.

    Vendasit e filluan më mirë kur Traore bëri një goditje të fuqishme në drejtim të portës së Ricos por portieri i PSG bëri një pritje fenomenale.

    Megjithatë, Neymar pati një supermundesi për të shënuar gol në minutën e 33-të por goditja e tij përfundoi jashtë porte.
    Draxler do të rrezikonte portën në minutën e 43-të te ndeshjes ku goditi me kokë por kjo goditje përfundoi jashtë.

    PSG do të arrinte që të shënonte gol në minutën e 49-të te ndeshjes ku do të shënonte gol Moise Kean.

    Kean ishte afër që ta shënonte edhe golin e dytë në minutën e 53-të por goditjen e tij e largojë nga porta Sullivan.

    PSG shënoi gol në minutën e 64-të të ndeshjes me Draxler po VAR e anuloi atë pasi që ai ishte në pozitë jashtëloje.

    Kean do të shënonte po ashtu gol në minutën e 70-të por edhe ai u anulua pasi që sulmuesi italian ishte në pozitë jashtëloje.

    Deri në fund PSG arriti që ta kontrollojë ndeshjen dhe kështu ata kualifikohen me rezultat 0-1 në rrethin tjetër të Kupës së Francës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!