×
  • Sport
  • Sport

    PSG në alarm, shkon në gjashtë numri i të infektuarve me COVID-19

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 12:04

    Infektime në masë me Koronavirus te skuadra kampione e Francës, PSG.


    Pas pozitivitetit të emrave të tillë si Neymar, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, edhe tre lojtarë të tjerë ka janë konfirmuar me COVID-19 pas testeve të kryera në funksion të nisjes së sezonit të ri.

    Sipas prestigjiozes L’Equipe, ata janë Mauro Icardi, Marquinhos dhe Keylor Nava.

    Numri i rasteve në klubin parisien rritet në gjashtë, çka ka vënë në alarm drejtuesit, pasi do t’u duhet të monitorojnë situatën me shumë kujdes për të mos rrezikuar fillimin e sezonit. Të gjithë futbollistët pozitivë janë izoluar në banesat e tyre.

    Sipas gazetës franceze, disa nga lojtarët e PSG-së pozitivë për COVID-19 kanë kaluar pushimet së bashku në Ibiza.

    Kuptohet qartë se ata nuk i kanë respektuar rregullat e distancimit fizik, përkundrazi, kanë festuar në vende të përbashkëta, duke u infektuar nga virusi famëkeq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!