Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, nuk e ka mbajtur aspak të fshehtë faktin se Neymar është shumë pranë largimit nga klubi këtë verë. E vetmja gjë që po e mban atë ende në Paris është mungesa e një zëvendësuesi të tij.
Pa humbjes habitëse të PSG-së 2:1 kundër Rennes në League 1 të dielën, trajneri gjerman këmbënguli se anësori brazilian Neymar nuk mund të largohet para se klubi ta sjellë një zëvendësues, transmeton Express.
“Ne nuk mund ta humbasim Neymarin pa e zëvendësuar”, tha Tuchel pas ndeshjes.
“Nëse e mbajmë atë, atëherë në skuadër e kemi një lojtar fitues në situatat një kundër një dhe kjo është gjë e nevojshme”, shtoi ai.
“Asgjë nuk ka ndryshuar rreth situatës së Neymarit. Tregu është ende i hapur, por kjo situatë nuk do të rregullohet sot apo nesër (sepse) gjërat ende nuk janë në vendin e vet”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.