PSG këtë verë ka qenë skuadra më aktive në afatin kalimtar veror.
Gjiganti francez ka arritur të nënshkruajë me katër futbollistë si agjent të lirë, në fakt yje botërore, si Lionel Messi, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma dhe Georginio Wijnaldum.
Sidoqoftë, sheikët e Katarit mesa duket nuk do ndalen me kaq, ngase janë duke menduar për përforcimet e reja që do t’i mbyllin në vitin 2022.
Pas 12 muajve disa yje tjerë botërorë do jenë agjent të lirë, andaj PSG është duke bërë ‘matematikat’.
Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo te PSG?
Liderët e PSG-së tashmë kanë vendosur dy emra në listë. Paul Pogba, që u munduan ta transferojnë këtë verë është kryesori duke marrë parasysh statusin e madh te Franca dhe rolin që luan në mesfushë.
Pogba ka refuzuar ofertat e rinovimit te Man Unitedit dhe me 1 janar mund të vendos të ardhmen.
Ndërsa, a mund të imagjinoni Messin dhe Ronaldon duke luajtur bashkë? Kjo është ëndërr, por mund të bëhet realitet nga PSG.
Skuadra franceze thuhet se do t’i bashkojë 11 topa të Artë për të ndërtuar formacionin që do frikësonte çdo rival tjetër.
Mbappe, i pari në listë
Problemi kryesor për momentin në Paris është lojtari më i vlefshëm, Kylian Mbappe që do bëhet agjent i lirë pas një viti.
Real Madrid mbetet skuadra më interesuar dhe PSG e di që Mbappe nuk mendon ta rinovojë kontratën dhe të largohet si agjent i lirë në vitin 2022. Andaj, sheikët tani janë duke konsideruar të marrin plotë 180 milionë euro, me 20 ditë të mbetura në afatin veror.
Rinovimet që ende nuk kanë ndodhur te Barcelona
Mos rinovimi i Messit ishte dëshmi për gjendjen financiare të dobët te Barcelona.
E ardhmja e katalunasve është në dorën e dy talentëve spanjollë, Pedri dhe Ansu Fati. Mirëpo, të dy lojtarëve iu skadon kontrata në vitin 2022, edhe pse kanë kushte të ndryshme.
Pedri mund të nënshkruajë rinovimin deri më 2024, por Fati i shqetëson më shumë. Klubi mund t’i ofrojë rinovim për dy vite, por agjenti Jorge Mendes i ka refuzuar.
Lëndimi i fundit ka bërë të mos këtë negociata për vazhdimësi, por gjithçka do sqarohet gjatë muajve në vijim.
Dhe pastaj është çështja Ilaix, që ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe Laporta i ka dërguar mesazh se është i lirë të largohet nëse nuk rinovon.
Goretzka, Camavinga, Dybala dhe disa yje të tjerë
Lista e PSG-së vazhdon me emrat si Leon Goreztka (që Real Madrid synon ta blejë si David Alaban, pra falas), Camavinga (ndjeket nga United, PSG dhe Madrid), derisa Dybala, Kessie, Insigne, Pellegrini dhe Sabitzer që do jenë agjent të lirë pas një viti.
Në rast që nuk rinovojnë, atëherë për PSG-në ky afat kalimtar nuk do jetë asgjë krahasuar me atë të vitit të ardhshëm.