Trajneri i ri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier, raportohet se është i gatshëm të largojë deri në 11 lojtarë në afatin kalimtar të kësaj vere.
Angel Di Maria, Xavi Simons, Alphonse Areola dhe Marcin Bulka janë futbollistët e larguar deri më tani nga parisienët, derisa Colin Dagba është huazuar te Strasburgu.
Megjithatë, sipas “Marca”, Galtier mund të lejojë edhe 11 futbollistë të largohen.
Neymar është njëri prej emrave të mëdhenj që mund të largohen nga “Parc des Princes”, bashkë me Leandro Paredes, Georginio Wijnaldum, Ander Herrera dhe Mauro Icardin.
Rafinha dhe Eric Junior Dino Ebimbe gjithashtu mund të mbyllin aventurën e tyre te PSG-ja, pasi të dy lojtarëve i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm.
Julian Draxler, Juan Bernat, Layvin Kurzawa dhe Abdou Diallo janë futbollistë tjerë që mund të largohen nga gjiganti francez.
Paris Saint-Germaini është i lidhur me një transferim befasues të Cristiano Ronaldos, i cili besohet se e dëshiron largimin nga Manchester United.
Dhe, largimi i 11-të futbollistëve të lartpërmendur mund të hap rrugën për transferimin e portugezit. /express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.