Kreu i PSG’së, Al Khelaifi ka dalë me një kërkesë pas anulimit të sezonit në Ligue 1.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse do të ketë kampion apo jo, sheikët po kërkojnë që ndeshjet në Ligën e Kampionëve t’i zhvillojnë jashtë Francës.
Kjo, gjithmonë nëse takimet nuk do të mund të luhen brenda shtetit.
“E respektojmë vendimin e qeverisë franceze. Në marrëveshje me UEFA-n, kemi si synim që të vazhdojmë të marrim pjesë në këtë sezon në Ligën e Kampioneve”.
“Nëse nuk është e mundur që takimet tona të luhen në Francë, atëherë ne do të luajmë jashtë vendit duke siguruar shëndetin e lojtarëve dhe të stafit teknik”, u shpreh Al-Khelaifi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.