Ashtu siç pritej, janë bërë disa ndryshime në formacionin e Shqipërisë për ndeshjen ndaj Andorrës, që zhvillohet nga ora 20:45 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Portierin Thomas Strakosha që u zëvendësua ndaj Anglisë, do të paraqitet sërish nga fillimi ndaj Andorrës.
Nga fillimi startojnë edhe Armando Broja, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Juljan Shehu.
Ndeshja Shqipëri – Andorrë i takon Grupit K kualifikues për Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Shqipëria humbi ndeshjen e parë nga Anglia me rezultat 2:0.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.