×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet lista e lojtarëve të Kosovës për ndeshjet e shtatorit

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 16:28

    Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë dhe Greqisë.


    Më 3 shtator, Kosova zbarkon në stadiumin e Parmës në Itali, pasi që ekipi kundërshtar, Moldavia, është ndër vendet e pakta evropiane që nuk e njohin Kosovën dhe prandaj për çështje politike nuk ka pranuar që ta mirëpres Përfaqësuesen dardane në vendin e vet, shkruan Reporteri.net.

    Tri ditë më vonë, Kosova e pret Greqinë, shtet ky tjetër që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”.

    Në këtë listë mungon sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi.

    Kosova është pjesë e Ligës C dhe është në grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

    Këta janë 23 futbollistët e ftuar:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!