Është prezantuar tashmë traileri zyrtar për ‘I am Zlatan’ (Unë jam Zlatan), filmi për Zlatan Ibrahimoviç i frymëzuar nga biografia e tij (Unë, Ibra).
Dalja e këtij filmi në kinema është planifikuar në vjeshtën e vitit 2021 (premiera është planifikuar në Stokholm më 10 shtator).
Pamjet e trilerit të filmit i ka publikuar vet Ibrahimoviq në rrjetet sociale.
Aktorët që do të luajnë rolin e Ibra janë Dominic Bajraktari Andersson (për periudhën nga 11 deri në 13 vjet) dhe Granit Rushiti (për periudhën nga 17 deri në 23 vjet).
Skenari i filmit është shkruar nga Jakob Beckman dhe David Lagercrantz dhe regjia është e Jens Sjorgen.
Imazhet, të shpërndara nga vetë sulmuesi i AC Milan në profilet e tij sociale, tregojnë disa nga pikat kryesore të karrierës së tij: goditjet e para të topit, ekipet e të rinjve te Malmö, suksesi me Ajax …
Janë gjithashtu edhe disa nga figurat kryesore në rrugëtimin e Zlatan në botën e futbollit, të tillë si Mino Raiola (luajtur nga Emmanuele Aita) dhe Luciano Moggi, i cili e mori atë nga Heshtarët te Juventus në 2004.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.