×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet video tjetër e Perez: Cristiano është i sëmurë, nuk është normal

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 10:19

    Presidentit të Real Madridit, Florentino Perez janë duke iu publikuar videot e vitit 2012 kur fliste keq për lojtarët.


    Dje, u publikua video ku Perez ofendonte Raul Gonzalez dhe Iker Casillas, ndërsa të njëjtat fjalë mesa duket i ka pasur edhe për Cristiano Ronaldon, transmeton lajmi.net.

    Perez e kishte quajtur të çmendur golashënuesin e tyre më të mirë në histori.

    “Cristiano është i çmendur. Ky djalë është idiot, njëri i sëmurë. Mendoni se ky djalë është normal, por nuk është, ndryshe nuk do bënte gjërat që po bën”, kishte thënë ai, në videon e publikuar nga El Confiedencial.

    Ndërkohë, Perez dje bëri të ditur se avokatët janë duke u marrë me këto video të publikuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!