Juventusi dhe Barcelona janë marrë vesh për shkëmbimin e Arthur Melos me Miralem Pjanicin
Është përfolur shumë ditëve të fundit për një shkëmbim të tillë, derisa tani Sky Sport italian ka bërë të ditur se marrëveshja është arritur, shkruan Reporteri.net
Arthur do të kalojë te Juventusi, ndërkaq Pjanic te Barcelona, me Zonjën e Vjetër që do të paguajë 10 milionë euro pasi kartoni i brazilianit vlerësohet 70 milionë, ndërsa ai i mesfushorit boshnjak 60 milionë.
Arthur Melo pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Juventusin, ku do të përfitojë 5 milionë euro në vit. /Reporteri.net/
BREAKING NEWS | Arthur aceitou a oferta da Juventus e se juntará ao clube com Pjanic + €10M indo para o outro lado, @fabriziorom confirmou ? #Juventus #Barcelona #ArthurMelo #Pjanic #Transfers pic.twitter.com/CHDJfLwbSE
— Pós jogo (@Posjogo1) June 25, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.