Agjenti i Jurgen Kloppit ka insistuar se gjermani nuk do të bëhet menaxher i Bayern Munichut në fund të sezonit.
Klubi gjerman ka konfirmuar se Thomas Tuchel do të largohet nga posti pas formës së dobët në këtë sezon.
Ndërkohë, Kloppi do të largohet nga Liverpooli dhe ka pasur spekulime se 56-vjeçari do të jetë pasardhës i Tuchelit.
Mirëpo agjenti i tij, Marc Kosicke ka insistuar se ai do të pushojë të paktën një vit.
“Kloppi nuk do të jetë trajner i klubeve dhe kombëtareve për të paktën një vit. Kjo nuk ka ndryshuar”, ka thënë Kosicke.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.