×
  • Sport
  • Sport

    Pushimi nuk i bëri dëm fare, Haaland e nis me gol rifillimin e Bundesligës

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 16:09

    Bundesliga është rikthyer në aksion sot pas një pushimi prej 2 muajsh shkaku i pandemisë COVID-19


    Në Signal Iduna Park po luhet derbi ndërmjet Dortmundit dhe Schalkes ku pas 29 minutave lojë është shënuar goli i parë, shkruan Reporteri.net

    Erling Haaland shënoi për Milionerët pas një asistimi të bukur nga ana e Thorgan Hazard.

    Pas golit Haaland festoi i vetëm dhe pa pasur ndonjë kontakt me bashkëlojtarët e tij, shkaku i rregullave për t’u mbrojtur nga ndonjë infektim i mundshëm.

    Ndryshe, ky është goli i 10-të i norvegjezit në Bundesligë që nga janari ku u transferua nga Salzburgu te Dortmund. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!