Sulmuesi i Totenhemit, Son Heung-Min ndodhet aktualisht në ishullin Jeu të Koresë së Jugut, ku dhe po kryen shërbimin ushtarak të detyruar për burrat e vendlindjes së tij.
Ditën e sotme, 27 vjeçari është fotografuar i veshur me rroba kamuflazhi, në kokë mban një helmetë, armën e ka të varur në sup dhe ndjek rreshtin e ushtarëve.
I mësuar mjaft mirë sesi të qëllojë në rrjetat e kundërshtarëve duke shënuar plot gola, Son po mëson edhe sesi të qëllojë me një armë të vërtetë.
Sulmuesi i Totenhemit përfitoi nga pezullimi i futbollit për të kryer shërbimin ushtarak të detyruar në vendlindjen e tij, që për të fatmirësisht do të zgjasë vetëm 3 javë.
Në fakt rregulli është që të gjithë meshkujt të kryejnë 21 muaj shërbim, por Son dhe skuadra e futbollit të Koresë së Jugut shpëtuan nga kjo periudhë e gjatë duke qenë se fituan Lojërat Aziatike 2018 dhe do të kryejnë vetëm 3 javë shërbim ushtarak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.