×
  • Sport
  • Sport

    Qëndrimi i Mbappes nënkupton se drejtori sportiv i PSG-së do të shkarkohet

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 18:45

    Kylian Mbappe pritet që të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

    Ginaluca Di Marzio raportoi sot se sulmuesi francez do të qëndrojë në “Parc des Princes”, duke refuzuar kështu Real Madridin.

    Sipas gazetarit francez Julien Laurens, qëndrimi i Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain do të rezultojë në shkarkimin e drejtorit sportiv Leonardo.

    Personi që do të zëvendësojë Leonardon është Luis Campos, i cili ishte drejtor sportiv në Monaco kur Mbappe luante atje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!