×
  • Sport
  • Sport

    Qeveria lejon aktivitetet kulturore, sportive dhe rekreative

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 23:37

    Qeveria e Kosovës ka aprovuar masa të reja ndaj Covid-19.


    Me vendimin e ri gastronomia do të ketë mundësi të punojë deri në ora 23:30, ndërsa janë hapur edhe pishinat e hapura dhe aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura.

    Po ashtu janë marrë edhe një varg masash tjera si në vijim:

    Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS-së dhe komunave, Teatrove, Bibliotekave, Filarmonisë, Galerive, Ansambleve, Baleti, Kinemave, Qendrave Rinore, Muzetë, Qendrave të Kulturës, me grupe, duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Përqindja e shfrytëzimit të hapësirave do të vlen për të gjitha aktivitetet, si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime, gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19; Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte.

    Lejohen aktivitetet sportive në hapësira te mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona, gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive.

    Lejohen fitneset si dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë, gjatë hyrjeve në objekte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!